Stevço Jakimovski shpalli fitoren në Karposh


Kryetari i GROM-it, Stevço Jakimovski shpalli fitore në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në Karposh. Kundërshtari i tij ishte Dushko Veskovski nga LSDM.
Ai tha se nuk është koha për triumf dhe premtoi se do të jetë kryetar i të gjithëve, pavarësisht nëse do ta votojnë, se do të korrigjojë gabimet dhe se do të punojë me përkushtim.

“Me një parti të copëtuar, me deputetë të vjedhur, të poshtëruar, të arrestuar, viktimë e propagandës së tmerrshme, unë shkova në këtë fushatë, por e dija që kisha pas vetes njerëzit. Ne bëmë një aleancë të fuqishme dhe unë dhe banorët e Karposhit e kemi shkruar këtë histori”, tha Jakimovski.

Baby Boo