Panik mbi Detin e Zi, provokojnë 6 avionë luftarakë rusë, tentojnë të shkelin hapësirën ajrore të NATO-s


Avionë luftarakë britanikë interceptuan gjashtë bombardues rusë mbi Detin e Zi, që po kalonin pranë hapësirës ajrore të NATO-s, sipas një komunikate të “Royal Air Force” (RAF) të bërë sot.

“Avionët e tipit ‘Eurofighter Typhoon’ u ngritën të hënën në mëngjes nga baza ajrore ‘Mihail Kogalniceanu’ (juglindje) si përgjigje ndaj pranisë së gjashtë avionëve bombardues të tipit ‘Sukhoi Su-24 Fencer’ që po fluturonin pranë hapësirës ajrore të NATO-s, mbi Detin e Zi”, sipas të njëjtit burim.

“Bombarduesit rusë më pas u larguan në drejtim të Krimesë”, njoftoi ky burim.

“Ky operacion bën pjesë në misionin policor ajror të përforcuar të NATO-s në kuadër të të cilit ‘Royal Air Force’ veproi për të dekurajuar çdo lloji agersioni të Rusisë, për të garantuar miqtë rumunë dhe të aplikojë angazhimin e Britanisë së Madhe që synon të garantojë mbrojtjen e përgjithshme të vendeve anëtare të NATO-s”, theksuan forcat ajrore britanike.

Baby Boo