Pandemia po merr jetën e shtatzënave, këshilla si të mbroni veten dhe foshnjën


Ndonëse në fillim të pandemisë është menduar se koronavirusi nuk targeton gratë shtatzëna, më vonë pas hulumtimeve por edhe rritjes së statistikave në botë, ekspertët dhe specialistët e gjinekologjisë kanë tërhequr vërejtjen se gratë shtatzëna duhet të kenë kujdes nga kjo sëmundje për faktin se mund t’ua rrezikojë jetën.

Në Kosovë deri më tani janë regjistruar më shumë se 50 gra shtatzëna të infektuara me Covid-19. Fatkeqësisht dy prej tyre kanë humbur betejën me këtë sëmundje. Numër i madh i shtatzënave janë prekur edhe në vendet tjera të botës. Vetëm në SHBA janë mbi 42 mijë shtatzëna që janë përballë me Covidin, prej të cilave fatkeqësisht 55 kanë humbur jetën. Pandemia ka ndryshuar shumë aspekte të shtatzënisë. Mbledhja e të dhënave dhe hulumtimi se si ka ndikuar pandemia nga njerëzit që kalojnë në trajtimin e fertilitetit ose shtatzënisë ka qenë e vështirë.

Sidoqoftë, një raport i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka zbuluar se gratë shtatzëna të infektuar nga Covid-19 kanë më shumë të ngjarë të vuajnë nga komplikimet. Rezultatet e hulumtimeve treguan se gratë shtatzëna kishin 5.4 herë më shumë gjasa të spitalizohen, 1.5 herë më shumë të pranohen në trajtim intensiv dhe 1.7 herë më shumë të ngjarë të hyjnë në ventilim mekanik pasi u diagnostifikuan me Covid-19.

Studiuesit thanë se ajo është shumëfaktoriale, por mund të jetë për shkak, pjesërisht, ndaj ndryshimeve në fiziologjinë dhe anatominë e përshtatjes së nënës me shtatzëninë, duke përfshirë efektet hormonale në vaskulaturë, ndryshimet në funksionimin imunitar, uljen e kapacitetit të mushkërive dhe rritjen e vëllimit të gjakut dhe punën e zemrës dhe të gjithë sistemin kardiovaskular.

Prandaj për t’u mbrojtur dhe për të parandaluar infektimin me koronavirus, po ju sjellim këto këshilla:
Dezinfektoni çdo ditë pajisjet që i përdorni më së shumti, telefonin, laptopin, dorezat e derës.
Për t’i pastruar duart mirë duhen rreth 30 sekonda me ujë dhe sapun. Por, kur jeni jashtë merrni alkool me vete.

Mos e prekni fytyrën tuaj nëse nuk i keni larë duart mirë paraprakisht.
Mos i lejoni të tjerët të prekin barkun tuaj. Këto gjëra janë shumë personale dhe gjithmonë duhet të kërkohet leja juaj për një gjë të tillë.
Qëndroni larg eventeve të ndryshme
Zvogëloni kontaktin fizik ndaj personave dhe çdo herë kur jeni jashtë qëndroni 3 metra larg të tjerëve.

Qëndroni në shtëpi
Limitoni kohën tuaj jashtë dhe dilni jashtë vetëm nëse e keni patjeter të dilni.
Krijoni një kohë që kujdeseni për vetën
Sigurohuni nëse jeni duke u relaksuar mjaftueshëm, po largoni stresin dhe kujdesuni për trupin dhe shpirtin tuaj. Provoni të ushqeheni mirë gjatë kësaj kohe dhe merrni suplemente për të përmirësuar sistemin tuaj imunitar.

Baby Boo