Pançevski merret në pyetje për keqpërdorimin e sistemit “AKMIS”


Pothuajse tre orë gjykatësi Vladimir Pançevski u përgjigj në prokurori për abuzime të mundshme të sistemit AKMIS derisa ai ishte kryetar i Gjykatës Penale. Edhe pse fillimisht mohoi se në përgjithësi është ftuar në bisedë, megjithatë Pançevski dyshohet për abuzim të detyrës zyrtare dhe autorizimit si dhe për punë të pandërgjegjshme në shërbim. Pançevski gjatë hyrjes ishte i buzëqeshur dhe i hareshëm ndërsa më pas doli dukshëm i shqetësuar. Ai nuk u përgjigj në pyetjet e prokurorëve dhe publikisht e përmendi kolegen e tij, gjykatësen Dobrila Kacarska.

Sot jam ftuar lidhur me defektet sistemore që e kanë hetuar dhe e hetojnë sistemin AKMIS vitin e kaluar. Do të doja të them se theks i veçantë u vendos në defektin që për momentin është në Gjykatën Themelore Shkupi 1 dhe fakti që sistemi AKMIS ka ngecur tek gjykatësja Kacarska, ju faleminderit- tha Vladimir Pançevski.

Pançevski nuk lejoi të parashtrohen pyetje. E deklaroi atë që e mendonte se është e rëndësishme dhe u largua me shpejtësi. Përveç Pançevskit, i cili ka statusin e të dyshuarit për abuzim të mundshëm të sistemit AKMIS, deklaratë në Prokurori duhet të japë edhe kryetari aktual i Supremes, Jovo Vangellovski. Hetimin për abuzime të mundshme të sistemit elektronik në gjykatat, të njohur si AKMIS, Prokuroria e filloi pasi që grupi punues nga Ministria e Drejtësisë vërtetoi abuzim të sistemit dhe ndarjen e lëndëve në dorë. Prokuroria përveçse prej gjykatësve, ka siguruar deklarata edhe nga nëpunësit në Gjykatën Themelore Shkupi 1, të cilët punojnë në qendrën kompjuterike. Në mënyrë plotësuese, dy prokurorët të cilët punojnë në këtë rast nga AKMIS-i kanë siguruar informacione plotësuese. Ndryshe, dyshim se gjykatësi Pançevski përderisa ka qenë kryetar i Penales ka ndarë lëndë në dorë ka edhe Prokuroria Speciale. Nga PSP-ja dyshojnë se ai lëndët e tyre ua ka ndarë gjykatësve që i ka pasur të përshtatshëm. Gjatë bastisjes iu morën celularët dhe kompjuterët që PSP i heton.

Bojan Stojanovski

Baby Boo