Pançevski dënohet me tre vjet e gjysmë burg


Ish kryetari i Gjykatës Penale në Shkup, Vlladimir Pançevski është dënuar me tre vite e gjashtë muaj burg. Vendimin e publikoi sonte gjykatësja Valentina Gjorgjievska nga Gjykata e Velesit.

Përndryshe, Pançevski akuzohej se në vend të mënyrës elektronike, ai lëndët gjykatësve që kanë qenë të besueshëm ua ka ndarë në dorë. Kështu, ndërsa ka qenë Kryetar i gjykatës, ka shpërndarë 40 lëndë, dhe dy prej tyre janë raste në të cilat ka punuar edhe PSP-ja.

Pançevski që nga 15 korriku është në paraburgim, pasi nuk ishte i disponueshëm për policinë për tre ditë, kështu që vetë është paraqitur në burgun e Shutkës.

Baby Boo