Panairi i karrierës 2018 në Maqedoni


Panairi i karrierës 2018 në Maqedoni
Agjencia për rini dhe sport për herë të parë këtë vit organizon “Panairi i karrierës 2018”, e cila do të mbahet sot në Universitetin e “Shën Kiril dhe Metodi”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi i Panairit është që të rinjtë të informohen dhe të kenë qasje direkte me kompanit, me mundësi që të bëhet selektimi për trajnim, praktik ose punësim. Me mbajtjen e panairit në fund të vitit të studimeve, jep mundësi që studentët më lehtë të bien në kontakt me kompanitë në të cilat mund t’i përmbushin nevojat e tyre për praktik gjatë periudhës verore.

Nga ana tjetër kjo është një mundësi për kompanitë që të vinë deri tek njohurit themelore nga studentët të cilët janë të interesuat për punë dhe praktik, me mundësi potenciale për punësime të reja.

Në kuadër të “Panairi i karrierës”, do të mbahet dhe debat me temën “Si të vijmë deri tek karriera më e suksesshme në kompanitë inovative në Maqedoni”. /Telegrafi

Baby Boo