Pamje të tmerrshme, Kostandinës i kishin marrë trurin, stomakun, zemrën, mitrën e vezoret (FOTO+18)

Vijon të jetë i paqartë dhe me dyshime rasti i vdekjes së 16-vjeçares Kostandina Anagnosti, e cila ndërroi jetë rreth 4 vjet më parë. Siç u raportua në atë periudhë në media, Kostandina ishte nisur nga Janina në drejtim të Shqipërisë e shoqëruar nga partneri i të ëmës, Spiro Papa.

Baby Boo

Në atë kohë u tha se ajo po shkonte në Sarandë për të hequr një dhëmballë, por më vonë u mësua se arsyeja e vërtetë ishte aborti në një klinikë private të qytetit.

Mirëpo, Kostandina nuk arriti të shkonte gjallë në spital, pasi rrugës, siç tha shoferi i taksisë, kushte humbur ndjenjat dhe dyshohej se kishte vdekur.

Pas kësaj ngjarje babai i 16-vjeçares ngriti
akuza të rënda, ku tha se trupi i vajzës së tij u masakrua në morgun e Sarandës, ku iu hoqën disa organe, dhe disa iu zëvendësuan me organe jo të sajat, për të mos përcaktuar dot shkaqet e vërteta të vdekjes.

Së fundmi akuzat e babait të të ndjerës i kanë vërtetuar mjekët ligjor në Janinë. Në disa foto të siguruara nga ‘Newsbomb.al’ shihet trupi i masakruar i 16-vjeçares, ku dallohen qartë çarjet e mëdha në trupin e saj si dhe shenja mavijosje në qafën e Kostandinës, gjë që ngre dyshime që mbi të është ushtruar dhunë fizike.

Gjithashtu ngjarja bëhet edhe më e rëndë pasi rezulton se analizat toksikologjike në Tiranë të Kostandinës kanë dalë të pastra, ndryshe nga analizat në Greqi ku ka rezultuar trefish më tepër dozë anestezie në trupin e saj.
Babai i Kostandinës, Jorgo Anagnosti, shprehet:

Të drejtën e fitova në Greqi. Në Shqipëri më mbuluan provat”.
Ndërkohë siç dihet mjeku i parë që bëri ekspertizën mbi trupin e vajzës ishte doktor Elmas Shaqiri, i cili tha se mbi trupin e saj nuk ishte ushtruar dhunë, por ajo vdiq nga arresti kardiak.

Mirëpo ekspertiza e fundit nga mjekët në Janinë hedhin poshtë versionin tij, pasi dallohet qartë që nga trupi i saj janë shkulur shumë organe.

16-vjeçares i mungonin organe si truri i madh, i vogël, laringu, faringas, zemra, mitra, vezoret, stomaku.