Breshër sa një top tenisi, dëmtohen 5 mijë makina (VIDEO)


Një stuhi katastrofike ku kokrra e breshërit ishte sa një top tenisi goditi Australinë duke lënë gati 20 mijë banesa pa energji. Mijëra makina u dëmtuan nga breshëri dhe disa rrugë u bllokuan nga rrëzimi i pemëve.
Stuhia preku banesa të shumta në Queensland të cilat u dëmtuan në çati dhe dritare
Këshilli i Siguracionit i Australisë e quajti stuhinë katastrofike duke deklaruar se kishte marrë 5 mijë telefonata për dëmtim makine, shkruajnë mediat vendase.

Baby Boo