PAMJE TË RËNDA! Burri dhu*non në mënyrë kafshërore gruan në Tiranë, në sy të djalit 3 vjeç. Djali i madh filmon skenën(VIDEO)


Ditët e fundit kemi dëgjuar shumë raste të dhu*nës në familje. Vi*ktima të dhu*nës janë gratë dhe nënat e fëmijëve. Vetëm në 9 muajt e fundit janë vr*arë 16 gra nga bashkëshortët e familjarët.
Historia, që emisioni “Stop” solli sot, është ajo e një zonje, e cila prej 1 viti e gjysmë dhu*nohet nga ish-bashkëjetuesi i saj. Gruaja ka një djalë 15 vjeç dhe një tjetër 3 vjeç, të ardhur në jetë nga marrëdhënia me agresorin Ervin Hysolli.

“Ka ushtruar dhu*në sistematike tek unë, dhunë kafshërore. Arsyet kanë qenë të kota. Të shumtat e rasteve kanë qenë lekët. Zotëria, herë punonte dhe herë jo. Shtëpia mbahej nga lekët e mia. Filloi të ushtrojë dhunë nga unë “të duket vetja superiore”. Fëmijët, djalin me të cilin e kam bashkëjetuesin është 3 vjeç e gjysmë dhe djali im i madh është 15 vjeç. Dhu*na ndodhte në sy të fëmijëve. Kohët e fundit nuk e dërgoja djalin në shkollë sepse ishte i papunë, mbaja djalin në shtëpi nga frika që kisha sepse për gjënë më të kotë, nëse flisja thoshte që provokon dhe më godiste. Nëse nuk flisje, thoshte më injoron dhe përsëri më godiste”, tha gruaja.

Përplasjet nisën për arsye financiare, pasi Hysolli nuk kishte punë dhe para. Një nga herët, dhu*na u bë e padurueshme dhe zonja përfundoi në spital e më pas në komisariatin numër 3, ku bëri de*noncim.

“Kërkonte lekë nga unë, nuk ia jepja. Herën e fundit që degradoi është kacafytur me djalin e madh. Kur djali mëpa përtokë të gja*kosur, iu vërsul dhe i tha mos e prek më nënën time. Filluan të kac*afyteshin dhe kjo ishte arsyeja pse kam shkuar në spital. Kur kam parë policin e ndjeva që nëse nuk e den*oncoja atëherë jeta ime radhës tjetër do kishte marrë fund”, tha vi*ktima e dhu*nës.

Gjithçka ndodhte në sy të fëmijëve dhe i madhi e regjistroi me telefon gjithë aktin shtazarak të rra*hjes ba*rbare të së ëmës.
“Unë sa po vija nga shkolla dhe po dëgjoja se po ziheshin me fjalë. Hyj në dhomë dhe shkoj tek kompjuteri. Dëgjoj zhurma go*ditjeje. Marr telefonin, shkoj e regjistroj. E shikoja që po dhu*nohej. Vëllai i vogël po qante dhe e regjistrova. Ai bënte zënka të përditshme. Për gjëra të vogla fare. Për shembull pse ra vëllai”, tregon i mituri.

Çfarë ndodhi pas de*noncimit? A iu dha mbrojtje zonjës?
“Kam qëndruar katër orë tek ushtaraku. Policia ka shkuar dhe e ka marrë në shtëpi, kanë vajtur në komisariat numër 3. Kam treguar edhe videot e dhunës që ka ushtruar. Policia e ka thirrur, e ka mbajtur dy orë dhe e ka liruar”, tregoi e dhu*nuara.

Gjykata është mjaftuar vetëm me një urdhër mbrojtjeje.
“Kam urdhër mbrojtjeje vetëm për një vit. Personi është i lirë dhe kur jemi ballafaquar në gjykata, ka buzëqeshur në mënyrë kërc*ënuese dhe ironike që “ti nuk më bën dot asgjë mua”, tha e dhu*nuara.
Kujdes, pamje të rënda:

Baby Boo