VIDEO/ Dasëm tiranase në shtëpi, Ilnisa dhe Meritoni i japin ‘fund beqarisë’ sonte


Një zarf sapo ka mbërritur në shtëpinë e spektaklit televiziv “BBVA3”, ku thuhet se gjatë mbrëmjes së sotme, do të improvizohet martesa e moderatorit Meriton Mjekiqi dhe gazetares Ilnisa Agolli. Lajmin për këtë e ka dhënë produksioni përmes një zarfi që u lexua nga Franceska.

“Banorë, kryeqyteti ynë mbush 104 vjet. Kështu që sonte, vëllai i madh feston me një dasmë tironase me të ftuar speciale Valbona Mema.

Ju duhet që të diskutoni, se cilin çift do të martoni për sot. Pasi të keni zgjedhur, çifti do të zgjedhë të ndajë ftesat e dasmës sipas dëshirës së tyre. Ata duhet të zgjedhin, celebruesin, dëshmitarët dhe familjarët”, thuhet në zarfin e vëllait të madh.

Baby Boo