Pamje apokalipsi në Athinë. Si nisi zjarri në kryeqytetin helen?


Nga periferia e kryeqytetit helen vijnë imazhe shokuese, ku qindra pushues luftojnë me flakët dhe struken prej rreve të zeza të tymit. Në resortin Mati në lindje të Athinës njerëzit shihen të rraskapitur nga situata e krijuar dhe presin brenda në det që të shpëtohen nga Forcat e Emergjencës.


Por si nisi zjarri në Athinë? Zjarret janë një problem i përsëritur gjatë muajve të nxehta dhe të thatë të verës në Atikë. Flakët këtë herë janë ndihmuar nga erërat e forta që përshkuan pasditen e djeshme zonën e mbipopulluar nga turistët dhe vendasit. Ndërkohë zyrtarët e cituar nga agjencia e lajmeve AFP kanë thënë se mund të jetë dora e plaçkitësve të vilave në bregdet ajo që mund të ketë nisur tragjedinë e frikshme në Athinë

Baby Boo