Pala serbe thotë se s’ka marrëveshje me palën kosovare


Delegacioni i Serbisë ka thënë për Tanjug se ende nuk është arritur asnjë marrëveshje me palën kosovare. Siç raporton ky medium serb, delegacioni i udhëhequr nga drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Petar Petkoviq ndodhet ende në ndërtesën e BE-së, derisa shton se kryenegociatori i palës kosovare Besnik Bislimi është larguar nga aty më herët.

Në ndërkohë, zëvendëskryeministri kosovar Besnik Bislimi ka thënë se pala serbe ka pasë dakordim për draftin e marrëveshjes për targat, përpos pikës që ka të bëjë me veturat KM.
“Për momentin, kjo marrëveshje ka mbetur të pranohet edhe nga pala serbe e cila ka vërejtje në mënyrën e trajtimit të veturave me KM, për të cilat ka besuar apo kërkuar se do duhej trajtim i privilegjuar. Ne shpresojmë që delegacioni i Serbisë do të bindet për tekstin e marrëveshjes pa asnjë ndryshim të mëtejmë dhe në momentin e dakordimit, mund të themi se kemi një marrëveshje valide”.

Baby Boo