“Zogu i Tiranës” flet për kohën në burg: Festuam Shën Valentinin


Hermes Nikaj, i njohur ndryshe eshte si Zogu i Tiranës, zbuloi prapaskenat e ndalimin të tij me arrest shtëpie për rreth 2 vjet.

Teksa bisedonte me moderatorin Ermal Peçi, ai nuk nguroi të sqaronte çdo detaj në lidhje me akuzat e tij. Ne bisedë e sipër, Hermes ndaloi edhe të lajmet e qarkulluara nga portalet online, në të cilat u publikuan edhe material fotografike që mund të dënonin Hermesin.

I pyetur nga Ermali në lidhje me këto fotografi, dhe reagimin e tij pas bujës mediatike, Nikaj tha se në një moment të dytë do të proçedoj penalisht gazetarët e mediave që kanë përhapur lajmin për të.

“Ato që i kanë nxjerrë ato foto në internet, në një moment të dytë do merrem. Është shtrembuar çdo gjë. Thonë lajmet ‘Hermes ka qenë i dënuar edhe më parë’. Si mund të hapësh një muhabet kot? Unë pa kurrë problem më parë me drejtësinë… edhe në momentin që po flasim unë figuroj i pafajshëm, i padënuar çertifikatën e penalitetit.” – tha Nikaj.

Hermes i mëshoi faktit se akuzat kundrejt tij ishin të rreme, dhe për pasojë ai sot gjendet i lirë. Ndërsa shpjegonte ndjesitë e tij në arrest shtëpie, personazhi i njohur publik tha se nuk e ka ndjerë nevojën për të pastruar imazhin dhe emrin e tij, pasi nuk ka bërë asgjë të keqe. Përkundrazi, Hermes e shpjegonte si një moment i gabuar, në vendin e gabuar me njerëzit e gabuar.

“Aty rastisi Shën Valentini, mua më sollën luleshtrydhe, banana, kikirika. Të burgosurit, ata të gjithë mi sollën. Hanim e pinim ne. Ka qenë një dush aty dhe u mblidhnim ne, te dushat që qethnim njëri tjetrin. Aty hanim e pinim, pinim dhe kafe. Po ikën ato kohë.” – shprehu Hermesi me humor.

Baby Boo