Pakënaqësia e serbëve në Kosovë ndaj punësimeve partiake


Millan Andrejeviq nga Graçanica, komunë kjo e banuar me shumicë serbe, në afërsi të Prishtinës, ka pro*testuar të martën para drejtorisë së Qendrës Klinike Spitalore (QKS), e cila funksionon në kuadër të sistemit të Serbisë. Kjo protestë, siç ka thënë ai, ishte kundër “punësimit me familjarizim” dhe atij “partiak”.

“Jemi mbledhur që ta parandalojmë këtë pa*drejtësi, këtë cirk që quhet konkurs. Ky konkurs është jo*legal, i pa*ligjshëm dhe duhet të anulohet. Ministria e Shëndetësisë (e Qeverisë së Serbisë), në faqen e saj të internetit, e ka shpallur konkursin për teknikë mjekësorë dhe jo për tregtarë dhe ekonomistë. Ndërkaq, këtu janë pranuar njerëz, të cilët përgjatë natës, e kanë kryer shkollën e mjekësisë”, ka thënë Andrejeviq, teknik mjekësor dhe një prej atyre që kanë konkurruar dhe nuk janë pranuar në punë. Tash e 16 vjet, ai pret për t’u punësuar.

Në protestë, përveç atyre që nuk janë pranuar në punë në Qendrën Klinike Spitalore, janë tubuar edhe disa dhjetëra qytetarë, të cilët kanë dashur të shprehin pakënaqësinë e tyre për “punësimin me familjarizim” dhe atë “partiak”.
Qendra Klinike Spitalore, e cila funksionon në kuadër të sistemit serb, është zhvendosur në vitin 1999 nga Prishtina në Graçanicë, në disa kontejnerë të metaltë, në të cilat gjendet edhe sot.

Në këtë institucion shëndetësor janë të shtruar pacientët nga territori i Komunës së Graçanicës, por ka pacientë edhe nga komunat tjera me shumicë serbe, që gjenden në jug të lumit Ibër. Në krye të Qendrës Klinike Spitalore aktualisht është Bratisllav Llaziq, i cili njëkohësisht është edhe nënkryetar i Komunës së Graçanicës, sipas sistemit të Kosovës. Ndërsa, kryetar i kësaj komune është Sërgjan Popoviq nga Lista Serbe.

Në konkursin për infermiere dhe teknikë mjekësorë, të cilin e ka shpallur Qendra Klinike Spitalore më 3 nëntor të vitit 2020, janë pranuar 40 persona me orar të plotë të punës, për kohë të pacaktuar.
Disa prej kushteve për themelimin e marrëdhënies së punës kanë qenë: kryerja e shkollës së mesme të medicinës, kalimi i provimit profesional, licenca ose vendimi për regjistrim në odën kompetente.

“Vendimin për përzgjedhjen përfundimtare të kandidatëve do ta sjellë Qendra Klinike Spitalore Prishtinë – Graçanicë, brenda 30 ditëve nga skadimi i afatit të fundit për dorëzimin e aplikacioneve dhe ai do të publikohet në tabelën e shpalljeve të QKS Prishtinë-Graçanicë. Kandidatët që nuk zgjidhen, nuk do të njoftohen në mënyrë specifike për rezultatet e shpalljes. Dokumentacioni i dorëzuar nuk u kthehet kandidatëve”, thuhet në konkursin, i cili është shpallur në faqen e internetit të QKS-së.

Ndonëse lista e kandidatëve të pranuar është dashur që të publikohet qysh në dhjetorin e vitit 2020, kjo është bërë më 11 mars të vitit 2021. Në këtë listë është gjetur edhe Jovana Cvejiq – vajza e ish-infermieres kryesore në Qendrën Klinike Universitare, në Njësinë e Gjinekologjisë, Alma Stojanoviq, nga familja e Branimir Stojanoviqit nga Lista Serbe, si dhe Marko Mitiq, djali i Ratko Mitiqit, teknik në QKS.

Ata që nuk janë punësuar, e ak*uzojnë drejtorin e QKS-së, Branisllav Llaziq, për nepotizëm dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa nga Beogradi zyrtar kanë kërkuar që konkursi të anulohet dhe që të ndërrohet drejtori Llaziq.
“Ai ka pritur tre muaj, që t’i pranojë të gjithë ata që kanë kryer kurset e shkurtuara të Shkollës së Medicinës dhe ne tash presim që ata njerëz të vijnë dhe t’i mjekojnë njerëzit tanë”, ka thënë Millan Andrijeviq nga Graçanica.

Baby Boo