Pakënaqësi brenda VV’së pas publikimit të listave për deputetë: Ismajl Kurteshi përgatitë dorëheqjen


Ish-deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi është ndarë i pakënaqur me atë se si është trajtuar nga partia e tij dhe lideri Albin Kurti.
Kurteshi i cili ishte edhe kandidat i VV’së për të parin e Gjilanit, tani po përgatitë dorëheqjen e parevokueshme nga Lëvizja Vetëvendosje.

E kjo po ndodhë si pasoj e lënies jashtë listës së kandidatëve për deputetë si dhe injorimin që Albin Kurti i ka bërë këtij të fundit.
Kurteshi është indinjuar nga veprimi i degës së VV’së në Gjilan që nuk e ka votuar që të jetë kandidat për deputet, ndërsa njëjtë ka vepruar edhe lideri i saj, Albin Kurt, duke e injoruar krejtësisht Kurteshin.

Gjithashtu, Metro mëson se ka shumë të pakënaqur brenda strukturave të VV’së që janë lënë jashtë listës për deputet.
Vlen të theksohet se me 14 shkurt, mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Baby Boo