Pak orë pas vdekjes së rojtarit të gjirafave në kopshtin zoologjik të Shkupit, ngordh edhe gjirafa e fundit në kopsht!


Pasi sot në opinion u dha lajmi se Riste Trajkovski, rojtari i kopshtit zoologjik, i cili kujdesej për gjirafat në kopshtin zoologjik të Shkupit, ka vdekur, pasditen e sotme vjen një tjetër lajm i keq nga kopshti zoologjik i Shkupit.

Jozyrtarisht, gjirafa e fundit në kopshtin zoologjik ka ngordhur pak orë më parë.

Burime nga kopshti zoologjik thanë për “Fokus” se nuk mund të flasin zyrtarisht për ngjarjen dhe vdekjen e gjirafës Floppy, pasi nuk janë të autorizuar të japin deklarata për media, ndërsa drejtori Zoran Popovski nuk është përgjigjur.

Një sërë ngjarjesh të pakëndshme kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe në institucion. Gjirafa Casper ngordhi nga salmonela, kuajt e rrallë przeval u helmuan me një helm të fortë me veprim të shpejtë dhe kopshti zoologjik humbi statusin e tij si kandidat në Shoqatën Evropiane të Kopshteve Zoologjike dhe Akuariumeve – EAZA.

Një nga institucionet më të vizituara deri para dy vitesh, kopshti zoologjik i Shkupit sot po përballet me situata të rënda që kanë shqetësuar opinionin.

Pritet një njoftim zyrtar nga kopshti zoologjik me rastin e ngjarjeve të fundit.

Baby Boo