Prezantuesja e lajmeve: Shkrimtari Shakespeare vd*iq pasi e mori vaksinën antiCovid


Një kanal televiziv në Argjentinë bëri një gabim duke raportuar se William Shakespeare, “një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë angleze”, ka vd*ekur pesë muaj pasi mori vaksinën kundër koronavirusit. Gafa ndodhi të enjten në mbrëmje pas, prezantuesja e lajmeve në “Canal 26”, e përziu dramaturgun e madh me William “Bill” Shakespearein, një 81-vjeçar, i cili i pari e kishte marrë vaksinën e “Pfizerit” kundër COVID-19.

William Shakespeare i famshëm vd*iq në vitin 1616, ndërkaq personi me emrin e njëjtë, vd*iq gjatë javës pas një su*lmi në tru. “Kemi marrë lajmin që na ka shokuar të gjithëve për shkak të madhështisë së këtij njeriu. Po flasim për William Shakespearein dhe vd*ekjen e tij. Do t’ju njoftojmë se si dhe përse ka ndodhur kjo”, ka thënë fillimisht ajo para stories. “Siç e dimë të gjithë, ai është një nga shkrimtarët më të rëndësishëm në gjuhën angleze – për mua më i madhi. Ky është ai. Ai është burri i parë që mori vaksinën kundër koronavirusit. Ka vd*ekur në Angli në moshën 81-vjeçare”. Pavarësisht lajmit tr*agjik, gafa u bë shpejt virale në rrjetet sociale.

Baby Boo