Padi penale ndaj Jakimovskit dhe katër bashkëpunëtorëve të tij


Ish-kryetari i Komunës së Karposhit, Stevçe Jakimovski, është paditur penalisht për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Policia Financiare sot përmes një komunikate njoftoi se padi penale përveç kundër Jakimovskit, është ngritur edhe ndaj M.D udhëheqës i Sektorit për shpallje publike, N.N ndihmës udhëheqës në Sektorin për çështje financiare, S.M udhëheqës i Departamentit të sektorit juridik dhe A.S udhëheqës i Departamentit të kontabilitetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Policia Financiare njofton se duke keqpërdorur detyrën zyrtare Jakimovski dhe katër bashkëpunëtorët e tij, kanë dëmtuar buxhetin e Komunës së Karposhit për rreth 600 mijë euro.

Përndryshe, mbrëmë policia kontrolli shtëpitë e Jakimovskit, ndërsa pak para mesnate arrestoi ish-kryetarin, i cili ka qëndruar në stacionin policor.

Baby Boo