Mjekët pediatër me thirrje për testim masiv të fëmijëve në shkollat e Maqedonisë


Një pjesë e mjekëve pediatër kërkojnë testim masiv të fëmijëve në shkolla për shkak të gjendjes epidemologjike me coronavirusin në Maqedoni.

Ata kërkojnë testim masiv për shkak se gjendja është alarmante për arsye se fëmijët me ditë presin termin të lirë për testim. Në gjendje kur fëmija ka simptoma, ndërsa nuk ka mundësi të testohet, shkojnë në shkolla për shkak se epidemologu nuk ka mundësi të izolojë deri sa nuk vërtetohet testi pozitiv.

Ministrja Carovska sqaroi se tani për tani nuk ka nevojë për masa tjera në shkolla dhe teste të shpejta.
Gjatë javës së kaluar, sipas ISHP-së, për një javë është rritur përqindja e të infektuarve te fëmijët për 50 për qind, ndërsa te fëmijët nga 10 deri 19 vjet përqindja është rritur rreth nëntë për qind.

Baby Boo