Pacolli: Tradita jonë e njeh gruan në kuzhinë e burrat në oda


Para disa ditëve temë aktuale ishte deklarata e hoxhë Shefqet Krasniqit, ku në emisionin Debat Plus tha që gratë e kanë vendin në kuzhinë e burrat në oda.
Rreth kësaj deklarate pati shumë reagime në opinionin publik.

Por, për këtë ka folur edhe ish presidenti i Kosovës, tani deputet në Kuvend, Behxhet Pacolli.
I pyetur se çfarë mendon për deklaratën e hoxhë Shefqet Krasniqit, ai tha se nuk mendon qe hoxha ka dashur të thotë ashtu, por kjo i ka ikur dhe nuk e ka bërë me dashje.
“Për deklaratën e molla Shefqetit unë do të thoja se atij i ka ikur kjo, nuk e ka bërë me dashje. Apsulutisht jo, të flasim drejtë ai nuk ka mendu kështu,” tha Pacolli.

Por Pacolli thotë që tradita jonë e njeh gruan ë kuzhinë e burrat në oda, pasi nuk ka pasur burrë që ka gatuar në magje e gra që kanë pritë mysafirë në oda.
“Nëse flasim për traditën shqiptare, unë nuk besoj që tradita jonë e njeh ndonjë burrë që ka gatuar në magje e shoqja ka pritë mysafirë në odë. Kanë qenë të kundërta, burrat kanë qenë në odë dhe gratë kanë përgatit ushqim. Normalisht kështu ka qenë edhe në fshat ku kam lind unë, u shpreh Pacolli.

Ndiqeni videon nga minuta 10:
https://www.youtube.com/watch?v=fIkS3gVME5Y&feature=emb_title

Baby Boo