LSDM-ja zgjedh strukturat partiake dhe nënkryetarët


Sot, me fillim prej ora 13:00, partia Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë do të mbajë kongresin e 36-të me radhë.
Do të zhvillohet në formë online, nëpërmjet platformës ZOOM.
Kongresi do të udhëhiqet nga Zoran Zaev i cili dje premtoi se do të jetë një kongres me politika të reja.

“Kemi kongres të ri, me politika të reja dhe definitivisht këtë do ta kuptoni nëpërmjet kuadrove të reja. Më së paku 30% janë kuadro të ripërtërira, në organet më të larta të partisë. Partia është e hapur me njerëz të rinj”, tha Zaevi.
Ndërkaq, ka refuzuar të tregojë emrat që do të propozohen për nënkryetarë, të cilët poashtu do të zgjedhen sot.

Baby Boo