Pacolli takon Erdoganin, tregon çka diskutuan


Pacolli takon Erdoganin, tregon çka diskutuan20:30, 11/03/2022

Presidenti i AKR’së, Behgjet Pacolli është takuar me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Pacolli po merr pjesë në Forumin Diplomatik që po mbahet në Antalia të Turqisë.

Pacolli tha se me Erdoganin biseduan rreth sfidave aktuale të botës.

“Në një darkë me liderë nga e gjithë bota e organizuar nga presidenti Recep Tayyip Erdogan, ku patëm mundësinë të diskutonim për sfidat e jashtëzakonshme me të cilat po ballafaqohemi ne dhe mbarë bota”, shkroi Pacolli në llogarinë e tij në Facebook.

“ Jam thellësisht i bindur se sfidat e sotshme paraqesin edhe një dritare mundësie për integrim dhe bashkëpunim me aleatët tonë, nëse punojmë me mençuri, pa humbur kohë”, theksoi ai.

Baby Boo