Europa po rihapet, datat dhe aktivitetet që rikthehen në normalitet


Bashkimi Europian i drejtohet tashmë fazës 2 të betejës kundër koronavirusit, me vende që kanë vendosur rihapjen graduale, ndërsa mënyrat ndryshojnë nga një shtet në tjetrin .

Të gjitha qeveritë kanë mbyllur vendet pak a shumë në të njëjtën mënyrë, por tashmë vlerësojnë ndryshe rreth mënyrës se si do të rinisë jeta.

Italia e cila në Europë ka pasur mbylljen më të gjatë në kohë, mbetet e kujdesshme përballë rikthimit në normalitet me masat e shpallura nga kryeministri Xhuzepe Konte që do të hyjnë në fuqi që nga data 4 maj.

Qeveria austriake ka deklaruar se duke nisur nga data 1 maj do të anulohen vendimet për mbylljen e vendit dhe lëvizjen e lirë.

Sektori i restoranteve dhe hoteleve do të hapen në 15 dhe 29 maj me rregulla të qartë për distancimin e klientëve.

Në Belgjikë është publikuar plani për të lejuar hapjen e dyqaneve që nga 11 mjai me rihapjen e shkollave javën pasuese por me kufizime për sa i përket numrit të nxënësve në cdo klasë.

Qeveria e Sofies ka vendosur të rihapë për publikun parqet dhe kopshtet e qytetit, por në respektim të masave për mbrojtjen personale.

Mbetet në fuqi vendimi për të mos lejuar mbledhjen e më shumë se dy personave si dhe për konsumin e pijeve alkoolike. Mbetet ndër të tjera dhe detyrimi për të mbajtur maskat në parqe dhe kopshte publike, ruajtjen e distancës sociale prej dy metrash.

Në Republikën Ceke shumë dyqane janë rihapur në 28 prill në kuadër të planit prej pesë fazash të hartuar nga qeveria.

Ndërsa universitetet kanë rifilluar në 27 prill. Udhëtimet jo të rëndësishme janë të lejueshme tashmë si dhe grumbullimi deri në 10 persona, por maskat mbeten të detyrueshme në publik.

Mund të lëvizësh me bicikletë, të vraposh dhe të ecësh pa maskë, pro duke ruajtur distancimin social.

Për momentin Qipron nuk ka publikuar asnjë plan për rihapjen.

Në Kroaci në 27 prill ka nisur faza e parë e heqjes së masave, me rihapjen e pothuajse të gjitha dyqaneve me përjashtim të qendrave tregtare dhe parukierive por me detyrimin e masave të ashpra higjenike dhe distancës personale.

Të dielën e 3 majit do të rihapen vendet e kultit, dhe pas një jave libraritë, bibliotekat, muzetë dhe do të lejohet që të punojnë dhe parukierët dhe estetistët.

Një nga vendet e para që vendosi mbylljen në 11 mars ishte Danimarka. Vendi tashmë që nga 15 prilli ka rihapur shkollat. Pak ditë më pas u lejua hapja e parukierive dhe dyqaneve të vogla si dhe studiove të dentistëve dhe tatuazheve.

Leksionet kryen dhe në ajët të pasër, pro me një distancë prej dy metrash ndërsa në klasa lejohet vetëm një nxënës për bankë. Kopshtet zoologjike dhe parqet hapen në 1 maj.

Në Estoni në 18 maj do të hiqen të gjitha masat e karantinimit për ishujt e populluara të Balltikut. Kopshtet dhe shkollat do të rihapen në 15 maj.

Qeveria në Finlandë do të autorizojë duke nga 13 maji mbledhjet në publik deri në 500persona, ndërsa aktualisht kufizimi është deri në 10. Ndërsa vendimi për rihapjen e shkollave do të merret javën e ardhshme.

Janë 17 prioritetet për daljen e Francës nga izolimi që do të zgjasë deri në 11 maj. Ende vijojnë diskutimet për rihapjen e shkollave, rikthimi në punë i sipërmarrjeve si dhe transporti publik.

Në Gjermani disa masa janë liruar një javë më parë duke sjellë një rritje të aktivitetit social, gjë që ka shqetësuar autoritetet shëndetësore.

Nga 28 prilli maskat do të jenë të detyrueshme në dyqane dhe mjete publike në të gjitha Landet.

Greqia do të rihapet në 4 maj. Javën e ardhshme mund të hapen dyqane dhe parukieri por dhe kishat.

Në disa shkolla do të rinisin leksionet dhe do të lejohen udhëtimet mes rajoneve të ndryshme.

Rihapja e hoteleve, pasi rinisjes totale të transportit publik, mund të ndodhë në fudn të muajit qershor dhe në fund të muaji korrik.

Në Irlandë ende nuk flitet për lehtësim të masave dhe eventet që parashikojnë më shumë se 5 mijë njerëz të grumbulluar do të jenë të ndaluara deri në fudn të gushtit.

Në Letoni nuk ka vendime që ndalojnë daljen nga shtëpia por duhet ruajtur distanca prej dy metrash nga personat në rrugë. Familjet mund të lëvizin lirshëm dhe të qëndrojnë jashtë.

Qendrat tregtare janë mbyllur në fundjavë për të shmabgur grumbullime.

Lituani gradualisht po heq kufizimet me të gjitha dyqanet që tashmë janë hapur sërish.

Duke filluar nga 27 prilli restorantet janë hapur si dhe muzetë dhe parukeritë. Gjithsesi me një numër të kufizuar klientësh.

Kopshtet, shkollat dhe universitetet vazhdojnë të jenë mbyllur dhe eventet e mëdha të anuluara.

Maskat janë të detyrueshme në publik.

Në Luksemburg çdo gjë rifillon në 4 maj me studentë dhe mësues që do të jenë të parët që do i nënshtrohen testit për Covid 19, vullnetarisht.

Vendi ka ndërmarrë një fushatë për t’i nënshtruar testimit të gjithë 600 mijë banorët.

Malta në 26 prill deklaroi lehtësimin e disa masave kundër përhapjes së koronavirus pasi për 24 orë nuk ka pasur asnjë rast të ri.

Në vendet e ulëta do të rihapen shkollat fillore dhe kopshtet që nga 11 maji, fëmijët do të kthehen në klasa por të pakët në numër dhe me orare të reduktuara. Objektivi i qeverisë është ngadalësimi i përhapjes së virusit.

Qeveria polake ka shtyrë dhe më tej mbylljen e shkollave, kopshteve dhe universiteteve deri në 24 maj.

Kampionati i futbollit i pezulluar për shkak të pandemisë Covid-19, do të rinisë në 29 maj. Qeveria ka refuzuar të anulojë procesin zgjedhor të parashikuar për në 10 maj.

Portugalia do të heqë gjendjen e emergjencës në 2 maj. Masat e marra kanë rezultuar kryesisht efikase meqënëse është një nga vendit që ia ka dalë të kufizojë më shumë pasojat e pandemisë
Rumania do të nisë të hedhë hapat e parë për një rikthim gradual drejt normalitetit duke nisur nga 16 maji.

Presidenti i vendit bëri të qartë se maskat do të jenë të detyrueshme në vendet e mbyllura publike dhe në transportin publik.

Dyqanet e vogla, fushat sporive, tregjet e hapura dhe restorantet, janë hapur që në 22 prill në Rumani.

Eventet publike, ato sportive dhe meshat fetare vijojnë të jetnë të pezulluara ashtu si dhe shkollat dhe universitetet të mbyllura deri në një vendim të ri.

Qytetarët mund të dalin nga zona ku jetojnë në Slloveni nëse kanë nevojë të mirëmbajnë banesat e tyre. Që nga 18 prilli mund të praktikohen sportet por duke ruajtur distancimin social. Ndërsa nga 4 maji do të rihapen kishat.

Në Spanjë fëmijët mund të dalin nga shtëpia një herë në ditë të shoqëruar nga një i rritur. Qeveria parashikon lejimin e lehtësimit të masave dhe shëtitjet që nga 2 maji me kushtin që numri i rasteve të infektimit të vijojë të ulet.

Suedia ka një qasje të butë dhe shumë ndryshe nga vendet e tjera. Autoritetet kanë urdhëruar vetëm mbylljen e pesë bareve dhe restoranteve në Stokholm për mos respektimin e distancimit social.

Në Hungari, qeveria parashikon lehtësimin e masave në fillim të muajit maj.

Muajin e ardhshëm mund të rihapen gradualisht hotelet, restorantet dhe kefenetë. Dyqanet e ushqimeve duhet të llogarisin numrin maksimal të klientëve brenda në lokal.

Baby Boo