PACOLLI REAGON PËR ZHDUKJEN E DY POLICËVE, E CILËSON NGJARJE TË RËNDË


Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, njëherësh shefi i diplomacisë kosovare Behgjet Pacolli, ka thënë se përderisa kërkimet vazhdojnë pas dy policëve të zhdukur në lumin Lepenc të qëndrojmë bashkë me familjet dhe të afërmit e tyre në këto momente të vështira.

“Zhdukja e dy policëve në lumin Lepenc është ngjarje e rëndë për vendin dhe lajm tronditës për të gjithë ne. Shpreh respektin e lartë për autoritetet përgjegjëse të sigurisë, Policinë, FSK-në si dhe qytetarët vullnetarë të shumtë, që po e bëjnë gjithçka për gjetjen e tyre. përderisa, kërkimet vazhdojnë, qëndrojmë bashkë me familjet dhe të afërmit e tyre në këto momente të vështira”, shkruan Pacolli në Facebook

Baby Boo