Pacolli: Rama gjithmonë është interesuar për Kosovën, ka arsye të fortë për propozimin e Asociacionit


Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli, beson se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka arsye të fortë pasi propozoi një draft-statut për Asociacionin, të cilin ua dorëzoi Kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez, Emmanuel Macron.

Pacolli tha se Rama gjithmonë është interesuar të gjejë një zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan gazeta Online Reporteri.net.

“Besoj që Edi Rama, ka pasur një arsye të fortë të dalë me një deklaratë të tillë, të thotë që pa u konsultuar me askënd ka përgatitur një draft-statut për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, më ka befasu shumë, duhet të shikohet cila është arsyeja. Rama gjithmonë ka qenë i interesuar për një zgjidhje të qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë, është angazhuar kudo. Në cdo takim që kemi pas aty ka qenë Edi Rama, pikë kryesore të diskursit e ka pasur Kosovën, zgjidhjen e problemit të Kosovës”, ka thënë Pacolli në RTV Dukagjini.

Tutje, ai tha se më shumicën e rasteve propozimet e kryeministrit, Rama kishin qenë të duhura.

Deputeti Pacolli tha se beson që ky propozim i Ramës është në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare.

“Ai gjithmonë ka pasur kritika ndaj punës apo udhëheqësve të Kosovës, shumicën e rasteve me arsye, ndonjëherë pa arsye. Por në fund të fundit pothuajse gjithmonë ka pasur të drejtë. Për këtë të fundit nuk mund të përgjigjem çka e nxiti mu tani të del me një propozim të tillë. Besoj që ai mund të jetë në lidhje me faktorin ndërkombëtar”, tha ai.

Baby Boo