Ministria e Shëndetësisë: “Nuk ka asnjë pacient të hospitalizuar në Klinikën Infektive të dyshuar me linë e majmunëve”


Komunikatë e Ministrisë së Shëndetësisë:
Ju njoftojmë se në Klinikën Infektive nuk ka asnjë pacient të dyshuar dhe të hospitalizuar për linë e majmunëve. Sa i përket pacientit të përmendur në media, sipas informacioneve nga spitali i Kërçovës, bëhet fjalë për një pacient të dyshuar i cili është në gjendje të mirë shëndetësore dhe me pasqyrë të rregullt laboratorike, tek i cili është dhënë sygjerim për testim përcjell.

Aktualisht është duke u organizuar një ekip epidemiologjik për të kryer një anketë epidemiologjike. Deri më tani nuk është dorëzuar asnjë material testues në Institutin e Shëndetit Publik dhe nuk ka asnjë rast të konfirmuar të lisë së majmunëve në vend./KlanMacedonia/

Baby Boo