Pacienti vdes pak orë pas operacioinit! Prokuroria nis hetimin


Një pacient ka vdekur në QKUK disa orë pas operacionit në Klinikën e Kardiokirurgjisë.

Ky operacion fillimisht ishte cilësuar si i suksesshëm nga mjeku Kushtrim Shala, por pak orë pas operacionit pacienti ka vdekur.

Në lidhje me këtë Prokuroria ka konfirmuar sot për “Zërin” se ka autorizuar Policinë që të nisin hetimet në lidhje me rastin.

“Lidhur me rastin e parë, mund t’ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme, me qëllim të sqarimit të kësaj çështjeje dhe eventualisht në rast të paraqitjes së elementeve të ndonjë vepre penale, do të veprohet tutje me këtë rast”, ka thënë për “Zeri.info” zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj.

Në lidhje me këtë rast ka folur dje edhe drejtori i Klinikës së Kardiokirurgjisë, dr. Rifat Brahimaj, i cili ka thënë se mjekët që e kanë kryer këtë operacion nuk janë kompetentë për ndërhyrjen që kanë bërë.

“Jam në pushim, por jam informuar për rastin. Mjekët që e kanë kryer këtë operacion nuk janë kompetentë për ndërhyrje të tilla, sepse ata kanë vështirësi edhe në procedura standarde. Të hysh në një procedurë të tillë pa pasur përvojën e duhur dhe ta paraqitësh si sukses, e pacienti ndërron jetë pas disa orësh, kjo me të vërtetë është hipokrizi”, deklaroi Brahimaj.

Baby Boo