Pacienti me COVID iku nga spitali, pas 5 orësh kapet nga policia


Një person i cili paraprakisht kishte rezultuar pozitiv me koronavirus dhe ishte i shtritë në spitalin “8 Shtatori” në Shkup kishte ikur nga spitali dhe më pas është gjetur nga pjesëtarët e policisë. Nga Ministria për Punë të Brendshme informojnë se personi ka ikur në ora 21:30 dhe pas disa orëve të kërkimit i njëjti është gjetur në ora 02 dhe është kthyer në spital.

“Me datë 06.10.2020 në ora 21:30 në spitalin “8 Shtatori” u denoncua se një pacient B.I nga Kumanova ka ikur nga qendra kovid-19.

Pas ndërmarrjes së aktiviteteve nga ana e policisë personi është gjetur në ora 02:00 dhe është kthyer në spital” kanë njoftuar nga policia. Ndërkaq drejtori i spitalit “8 Shtatori” thotë se nuk beson që ky pacient të kishte pasur kontakt me njerëz tjerë ai shton se me siguri pacienti me forcë e ka hapur derën e spitalit.

Baby Boo