Pa transplant të palcës kurrizore mjekët nuk i kanë dhënë shumë shpresë, babai i tre fëmijëve të vegjël nga Bulqiza ka nevojë për ndihmën tonë


Zenel Spahiu është një 32-vjeçar nga Bulqiza, i cili është diagnostikuar me leucemi, dhe kërkon ndihmën tonë që fëmijët e tij të mos mbeten pa baba.

Zeneli është babai i dy djemve dhe një vajze të vogël tre muajshe, por që të vazhdojë të kujdeset për ta ka nevojë urgjente për të bërë transplant të palcës kurrizore.

Ky operacion, që sipas familjes do të bëhet një spital në Itali, kushton 170.000 euro dhe ata nuk mund ta përballojnë të vetëm si shumë.

Transplanti do të bëhet javën e dytë të shtatorit dhe deri atëherë, familjarët dhe të afërmit e Zenelit luten që t’i ndihmojmë me sa të kemi mundësi për t’i shpëtuar jetën 32-vjeçarit.

Aktualisht Spahiu ndodhen në spital në gjendje kritike, ndërsa pa transplantin mjekët nuk i kanë dhënë shumë shpresë.

Për këdo që ka mundësi dhe dëshiron të ndihmojë, familjarët kanë krijuar një llogari gofundme ku mund të dhuroni sa të doni.

https://www.gofundme.com/f/spinal-cord-transplantationleukemia?pc=fb_co_shareflow_m&rcid=r01-15671165093-324f7675d92746c1&utm_source=facebook&utm_medium=social&utm_campaign=fb_co_shareflow_m&fbclid=IwAR1nUJ8t5hwyiKiPOjvLZWzofHZy4BVAhHL0kHjaJxFB8tpI6wlulaoQZbs

Mbesa e tij shkruan:

“Ju lutem shpëtojini jetën dhe bëni të lumtur ata tre fëmijët të vegjël që presin që babai i tyre të kthehet sërish dhe të rriten pranë tij.”

Baby Boo