MPB: Qytetarët gjithmonë do ta kujtojnë heroizmin e policëve në rastin e “Kumanovës”


Përgjegjësit për ndodhitë në Lagjen e Trimave do të përballen me përgjegjësinë. Qytetarët e Republikës së Maqedonisë gjithmonë do të kujtojnë heroizmin e “branitellave“, thuhet në Komunikatën e Ministrisë për Punë të Brendshme të Maqedonisë, me rastin e trevjetorit të përleshjes së armatosur në Kumanovë, shkruan Fakte. Më tej në Komunikatë thuhet se “ky ka qenë një ndër rastet më tragjike që i ka pasur vendi ynë, pasi në të jetën e humbën 8 policë“.

Ky akt antishtetëror dhe antinjerëzor nuk guxon asnjëherë të përsëritet. Policët janë këtu për t’i mbrojtur qytetarët dhe rendin kushtetues dhe nuk guxojnë asnjëherë të bëhen viktima për asnjë interes tjetër” – thuhet më tej në komunikatën e MPB-së.

Baby Boo