Pa energji elektrike një pjesë e Zelenikovës dhe Studeniçanit


Për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, nesër do të mbeten pa rrymë një pjesë e Zelenikovës dhe Studeniçanit.

Siç informojnë nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza, nga ora 08:00 deri në ora 13:00 do të jenë pa energji elektrike shfrytëzuesit e një pjese të fshatit Gradovci, Komuna e Zelenikovës, ndërsa nga ora 09:00 deri në 13:00 do të jenë përdoruesit nga një pjesë e fshatit Koliçan i poshtë, , pjesa drejt varrezave, Komuna e Studeniçanit.

Të martën pa energji elektrike nga ora 08:30 deri në 15:30 do të jenë shfrytëzuesit nga fshatrat Miladinovci, Tekija dhe Deljadrovci të Komunës së Ilindenit.

Baby Boo