‘Pa dashuri do të sëmureshim’


Vlera Josufi

Është definicion i jetës, që pa dashuri nuk mund të jetohet. Jeta është e zbrazët kur në shpirt nuk e merr me vete kudo që shkon dashurinë. Ndoshta pa dashuri do të sëmureshim, ndoshta pa dashuri nuk do të kishim vullnetin për t’u motivuar për punën, për shëtitjen apo çka do qoftë. Dashuria nuk është aq e lehtë për t’a dhuruar, por as për t’a fituar.

Duhet të japësh dashuri,që t’a kesh edhe ti si kompenzim. Meqë sot jemi në ditën e të dashuruarve, po zgjedh të flas për dashurinë ndaj një mashkulli që ti zgjedh t’a duash dhe ti japësh kuptim dashurisë. Ti shpreson që ajo të rritet çdo ditë, çdo muaj e çdo vit duke krijuar një familje. Te gjitha këto arrihen kur gjysma e zemrës tënde merr gjysmën tjetër. E di që jo të gjithë marrin atë që japin, dhe mos e leni veten fajtorë për këtë gjë, thjesht ke gabuar dhe mos lejoni që ajo ndjenjë të zhduket. Dashuria nganjëherë na bën ushtarë që duhet luftuar për të. Le të vetëdijesohemi dhe të kuptojmë që prej çdo njeriu nga të gjitha të metat e tij mund të gjejmë një thelb apo një pikë dashuri, që mund ta kultivojmë. Nuk ka asnjë njeri në botë që nuk e ka ndjenjën e dashurisë, këtë e them me shumë bindje.

Dy njerëz që duhen janë kimia më e mirë që e kemi si dhuratë nga Zoti. Sot qenka dita e të dashuruarve, që është thjeshtë një ditë e zakonshme të cilën njerëzit i’a bënë vetes,por dashuria është shumë më e madhe se kjo ditë … duhet të jetë ditë për ditë, siç thash t’a marrim me vete kudo që shkojmë. Mendoj që dashurinë tek një mashkull e gjenë kudo, thjesht duhet t’a kerkosh dhe t’a praktikosh. Femrat janë nëna e njerëzimit dhe ne duhet t’a kultivojme atë tek femijët tanë, ne mund t’a mësojmë një mashkull të duaj. Jo se ai nuk e ka atë ndjenjë, nuk dua të keqkuptohem, ajo ekziston tek të gjithë, por jo të gjithë kemi edukatë t’a shprehim atë.

Ne thjeshtë mund t’a rrisim dashurinë në mbarë botën. Po e përmbyll duke menduar se dashuria është elementi i 5-të pas tokës, ajrit, ujit dhe zjarrit. Andaj, të lutem trego gjithmonë se sa shumë dashuron, çdo sekond çdo minutë, cdo ditë ! Shihemi sonte ne “Pasdite” 18:00

Baby Boo