Osmani tregon se sa qytetarë maqedonas kanë ikur nga Ukraina


Nga Ukraina deri tani gjithsej janë evakuuar 120 persona njoftoi Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani në briffingun e sotëm me gazetarë.

Osmani tha se 20 prej tyre e kanë shfrytëzuar apelin tonë që të largohen nga Ukraina para 24 shkurtit.

Në evakuim e sipër gjenden edhe 43 qytetarë qe do të thotë se janë në rrugë për tu larguar nga Ukraina .

Javën e kaluar Ministria e Punëve të Jashtme dërgoi një mision diplomatik në Ukrainë për të lehtësuar evakuimin e qytetarëve të Maqedonisë. Rreth 38 qytetarë ende jetojnë në Ukrainë, 11 prej tyre në Kiev, shtatë në Zaporozhye dhe 20 në qytete të tjera, tha Osmani.

Osmani potencoi se ka një pjesë të qytetarëve të cilët e kanë lëshuar Ukrainën dhe kanë kaluar në Poloni ku janë vendosur të qëndrojnë atje me qëllim që përsëri të kthehen në Ukrainë.

Baby Boo