Tetovë, arrestohen shtatë persona


Nëpunës policorë të SPB Tetovë gjatë natës së kaluar (5/6 gusht) në intervalin kohor nga ora 23:00 deri më 03:00, në afërsi të Pikë Pagesës Zhelinë dhe në rajonin e fshatit Kamjan-Tetovë, i kanë privuar nga liria gjithsej 7 persona, kumtojnë nga MPB-ja.

“Gjatë kontrollit ndaj tyre dhe të automjeteve të tyre me të cilët ata kanë udhëtuar, “folksvagen golf” dhe “turan” me targa regjistrimi të Tetovës dhe “bmv” me targa nacionale të Austrisë, është gjetur marihuanë, kokainë dhe një makinë thërmuese”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Nga liria janë privuar E.T (22) nga fshati Pirok-Tetovë, 21 vjeçarja nga Tetova E.S., B.F. (22), E.K. (22), T.SH. (29) nga Tetova, A.K. (26) nga fshati Kamjan-Tetovë dhe J.S. (18) nga Austria. Shtatë personat janë në mbajtje në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit për të njëjtit do të parashtrohen kallëzime përkatëse për “prodhim i palejuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, në pajtim me nenin 215 të Kodit Penal.

Baby Boo