Osmani: Tetova nuk hynë në karantinë, ndalohet vetëm …

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në profilin e tij në Facebook sqaron se në Tetovë është ndaluar vetëm transporti i organizuar, ndërsa është i lejuar transporti privat.

Baby Boo

“Tetova nuk hyn në karantinë as nuk ndërprehen hyrje daljet me automjete private. Qeveria me kërkesë të Shtabeve Komunale të disa Komunave të Pollogut ndaloi transportin e organizuar të udhëtarëve me autobus, furgon ( kombe) prej dhe në Tetovë”, shkruan Osmani.

Qeveria mbrëmë vendosi të ndalojë transportimin e organizuar të udhëtarëve nga e marta, pra ndalimi i hyrjes dhe daljes brenda dhe jashtë Komunës së Tetovës nga të gjitha komunave përreth, ndërsa përjashtim nga kjo ndalesë është organizimi i transportit që kryhet nga operatorët ekonomikë për punonjësit e tyre në vendet e punës.