Këta javë largohen rrënojat e spitalit të djegur në Tetovë (Video)


Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, në një intervistë për TV Koha të Tetovës, ka paralajmëruar se këtë javë do të largohen rrënojat e Spitalit Modular në Tetovë, që qëndrojnë aty nga 8 Shtatori i vitit të kaluar, kur ndodhit tragjedia.
Sali thotë se mbetjet e objektit është dashur të largohen më herët, por Prokuroria ende nuk ka përgatitur dokument zyrtar edhe pse në bisedat e realizuara ka njoftuar se hetimet kanë mbaruar.
Ministri Sali premton se edhe për kundër kësaj sjellje të Prokurorisë, do të angazhohet personalisht që heqja e mbetjeve të fillojë këtë javë.
Sali në këtë intervistë ka folur edhe për investim e shumta që ka paraparë Ministria e Shëndetësisë në Spitalin Klinik të Tetovës.

Baby Boo