OSMANI SHPREH KËNAQËSINË E HAPJES SË UNOPS-IT NË SHKUP


Bujar Osmani, gjatë takimit me Drejtorin ekzekutiv të UNOPS- it, Grete Faremo, si dhe Ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë, Arne Sanes Bjornstad, diskutuan bashkëpunimin dypalësh, dhe mbështetjen e projektit që Mbretëria e Norvegjisë e siguron për Republikën e Maqedonisë.

ZV. kryeministri Osmani shprehu kënaqësi për hapjen e zyrës së UNOPS-it në Shkup, e cila do të kontribuojë në zbatim më efikas të disa projekte të mbështetura nga Norvegjia dhe falënderoi për bashkëpunimin e shkëlqyer të deritanishëm me mbretërinë Norvegjeze, si dhe për përkrahjen e plotë që Maqedonia merr nga ky vend për zbatimin e reformave dhe integrimin në euro-atlantikë.

Baby Boo