Ohri dhe Struga të mbushura me turistë


Këtyre ditëve në Ohër dhe Strugë pothuajse nuk ka asnjë krevat të lirë. Fundjava e zgjatur festive i mbushi dy qytetet turistike, ndërsa hotelierët i fërkojnë duart. Programi i pasur me muzikë nga kalibri botëror në Ohër ka bërë që shumë turistë të vijnë posaçërisht për këto ngjarje. Hotelierët thonë se janë pothuajse 100% të prenotuar.

Pritjet që i kishim sipas kontratave të nënshkruara të vitit të kaluar janë në rregull. Nuk ka asnjë problem me akomodimin. Problemi i vetëm është se kushtet e motit janë akoma të çuditshme. Siç e shoh, parashikimet nuk janë shumë optimiste dhe mendoj se këtë sezon në atë pjesë, të paktën është gabuar këtë herë  – tha Pero Kutanoski, menaxher i hotelit.

Megjithatë, punëtorët turistik besojnë se moti i keq ua ka prishur planet dhe pritjet për këtë sezon.

Kjo është një periudhë kur një numër i madh i emigrantëve vijnë në Strugë. Ata kanë vërejtje për infrastrukturën e dobët rrugore si dhe atë të përgjithshme.

Kishte edhe të tillë që me vite verën e kalojnë në Liqenin e Ohrit.

Ne jemi të vendosur në Ohër, por kemi ardhur në plazh në Strugë. Është për mrekulli. Liqeni është i bukur. Çmimet janë të lira dhe shumë më lirë se në Sonçev breg te ne në Bullgari – u shpreh një turist nga Bullgaria.

Pritjet janë se gushti do të sjellë mot më të mirë, temperatura më të larta dhe më shumë mysafirë.

Baby Boo