Osmani: Shoqëria jonë është shembull për demokraci multietnike


Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani mori pjesë në takimin ministror kushtuar avancimit të lirisë së religjioneve dhe bindjeve me ftesë të homologut të tij polak Zbinjev Rau.
“Fuqishëm jemi përkushtuar në respektimin dhe mbrojtjen e lirisë së religjioneve dhe bindjeve, përmes strukturës legjislative të dëshmuar nga e cila garantohen të drejtat themelore njerëzore. Së këndejmi, përmes strukturave institucionale kryejmë promovimin e tyre, mbrojtjen dhe avancimin në nivel nacional”, theksoi Osmani në takimin onlajn.

Nga Kabineti i ministrit Osmani inforuan se ai i ka prezantuar aktivitetet të cilat Qeveria i ndërmerr edhe në plan ndërkombëtar për promovimin e lirisë së religjioneve dhe ka përkujtuar duke filluar nga viti 2007, Republika e Maqedonisë së Veriut çdo tre vjet organizon Konferencë ndërkombëtare kushtuar dialogut mes civilizimeve dhe religjioneve, si vërtetim për karakterin multifetar dhe multikulturor të vendit si shembull për demokracinë multietnike dhe shumëllojshmërinë në shoqëri”.

Në takim me konsensus nga ana e pjesëmarrësve u miratuan disa deklarata të përbashkëta kushtuar avancimit të dialogut ndërfetar, për mbrojtjen e grupeve religjioze pakicë, për kontributin e aktorëve religjioz drejt ndërtimit të paqes dhe ngjashëm.
Qëllimi i takimit doli nga nevoja e forcimit energjik të përpjekjeve në plan ndërkombëtar, për ballafaqimin me keqpërdorimin e religjioneve për veprime kriminale, si dhe për mbrojtje të tyre, kultivimin dhe respektin.

Baby Boo