Historia e personit që ka rezultuar pozitiv me koronavirus 15 herë


Nga të gjithë personat e infektuar me koronavirus në muajt e fundit Milko Mieles është ai që ka kaluar karantinën më të gjatë: më shumë se 3 muaj. Italiani jeton i izoluar që nga 17 prilli kur rezultoi pozitiv me Covid-19 për herë të parë. Deri më sot ai ka kryer 15 testime dhe në asnjë prej tyre nuk ka dalë negativ duke mbetur i bllokuar në qendrën e Kryqit të Kuq në Linate pranë Milanos.

Edhe pse nuk ka simptoma Mieles vazhdon të rezultojë i infektuar dhe rrezik për përhapje infeksioni.
“Shikoj pacientë që hyjnë dhe dalin nga këtu vetëm unë nuk po dal. Jam pa simptoma por virusi nuk ikën më ka bërë shok më duket” tha me shaka Mieles për “Corriere della Sera”.

Burri nga Ferrara baba i dy fëmijëve 21 dhe 23 vjeç thotë se komunikon me ta vetëm nëpërmjet video-telefonatave.
“Ëndrra ime është të ritakoj familjarët e mi vetëm kaq dua” thotë italiani.

Baby Boo