Osmani – Selmanajt: Jemi lodhur nga politikanë të papërgjegjshëm, jo nga rrëfimet e familjeve të viktimave


U.d e presidentit Vjosa Osmani i ka reaguar zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj në lidhje me deklaratat e tij me çështjen e të pagjeturve. Ndonëse Osmani njihet se me Driton Selamajn ka raporte të këqija dhe aspak të mira duke parë përplasjet e tyre të shpeshta ajo ka kritikuar këtë fundit duke e quajtur si politikan të papërgjegjshëm.

Osmani shton se secili njeri racional në Kosovë nuk do të duhej të lodhet kurrë duke folur për temën e të pagjeturve e se shton se në fakt qytetarët janë lodhur nga politikanët e papërgjegjshëm.
Shkrimi i plotë nga Osmani:
E vërteta prej të cilës nuk lodhemi kurrë!

Mbi 13 mijë civilë janë vr*arë nga Serbia në lu*ftën e fundit në Kosovë shumë prej të cilëve ishin fëmijë. Mbi 13 mijë njerëz sot nuk janë në mënyrë që ne të kemi më shumë zë në mënyrë që lirshëm të mund ta ngrisim atë zë. Përtej detyrimit politik si përfaqësues të zgjedhur të qytetarëve është mbi të gjitha obligim njerëzor e human që këtë zë ta ngrisim për vik*timat dhe familjet e tyre. Çdo ditë në çdo vend e para cilësdo palë. Sepse e vërteta e Kosovës është e vërtetë e dhimbjes sakrificës humbjes së më të dashurve e vërtetë e nënave që humbën fëmijët e vërtetë e fëmijëve që mbetën pa prindër e vërtetë e familjarëve që panë tmerrin me sy e shpëtuan pikërisht për të treguar këtë tmerr siç thoshte edhe At Zef Pllumi: “Rrno për me tregue”.

Në varrezat masive në Serbi u gjetën pjesë të trupave të civilëve shumica prej të cilëve gra (përfshirë gra shtatzëna) e fëmijë u gjetën lodra receta barnash rroba fëmijësh e gjësende të tjera të njerëzve tanë të pafajshëm të cilët u vr*anë në mënyrat më mizore vetëm pse ishin shqiptarë.

Gjetja e mbetjeve mortore në një lokacion në Rashkë të Serbisë, disa ditë më parë rikthen vëmendjen te 1643 personat e pagjetur për të cilët ende familjet presin në antkh dhe për të cilat nuk ka informacion as shteti i Kosovës. Serbia kërkon që të shtyhet zhvarrosja e tyre sepse dëshiron të vazhdojë të fshehë kri*min. Fshehja e fakteve është krim në vete ndaj çfarëdo vonese në këtë plan është krim i dyfishtë. Veprimet gjenocidale të Serbisë në Kosovë ende nuk kanë marrë përgjigje. Pranimi i fajit kërkimfalja dhe vendosja e drejtësisë janë tri parakushtet për stabilitet fqinjësi të mirë dhe paqe të qëndrueshme!

Prandaj secili njeri racional në Kosovë kurrë nuk duhet të lodhet së treguari të vërtetën e së ngrituri zërin për njerëzit që humbëm si rezultat i politikave gjenocidale të Serbisë. Ne nuk jemi lodhur e nuk do të lodhemi kurrë së dëgjuari familjet e vi*ktimave sepse ata e tregojnë të vërtetën e Kosovës. Mirëpo jemi lodhur nga politikanë të papërgjegjshëm të cilët tregojnë mosdurim ndaj së vërtetës e ndaj familjeve të vik*timave ndërkaq tolerancë ndaj politikave mohuese të Serbisë!

Për të gjithë ata që pyesin “Çfarë ka Kosova për t’i dhënë Serbisë si kompromis në dialog” përgjigja jonë njëzëri duhet të jetë: Dëgjoni rrëfimet e familjeve të vik*timave. Kosova nuk ka asgjë tjetër për të dhënë. Kosova ka dhënë më të shtrenjtit e saj… Ka dhënë fëmijët e saj. Kjo është e vërteta të cilën nuk do të lodhemi asnjëherë duke e treguar!

Baby Boo