Aksi*dentohet reperi i njohur nga Kosova


Në aksi*dentin e tme*rrshëm që ndodhi sonte në Rrugën e Kombit në afërsi të Rrëshenit, ka qenë pjesëmarrës edhe reperi nga Kosova, Diamant Sinanaj, i njohur për publikun si “BlackLion”.
Pas aksi*dentit, Gazeta Korrespodenti ka arritur të kontaktojë me reperin Diamant Sinanaj, i cili tha se ka pësuar vetëm lëndime të lehta, por se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

Në aks*identin me fatalitet që ndodhi sonte në afërsi të Rrëshenit në Rrugën e Kombit, ka vdekur një përson, i cili me veturën e tij të tipit BMW është përplasur me një kamion, pastaj është përp*lasur edhe me një veturë të tipit Renault.
Në veturën Renault, pamje të cilat mund t’i shikoni në videon e më poshtme, është ndodhur reperi kosovar Diamant Sinanaj.

Zjarr*fikëset, ambulanca dhe policia kanë mbërritur me urgjencë në vendin e ngjarjes. Në videon tjetër, poashtu të siguruar nga Korrespodenti, shihen pamje të ekipeve të shpëtimit, të cilët bëjnë përpjeke për të shpëtuar personat e tjerë në këtë a*ksident. Nga pamjet mund të shihet se kemi të bëjmë me një aks*ident tejet të rëndë.

Baby Boo