Osmani pret që pas përfundimit të zgjedhjeve në Bullgari ambienti të kthehet në debat racional


Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani në një dalje për media, në pyetjet e gazetarëve rreth bisedimeve me Bullgarinë fqinje, theksoi se faza e parë e bisedimeve, mundet edhe të mos kenë qenë qasja më e përshtatshme.

“Faza e parë e bisedimeve mund të mos ketë qenë qasja më e përshtatshme sepse ne besojmë se qasja më e përshtatshme është që së pari të diskutojmë çështjet që na afrojnë dhe për të cilat kemi më pak dallime në mënyrë që të krijojmë një mjedis të mjaftueshëm të besimit për të përballuar më pas ndryshimet që kemi”, tha Osmani.
Ai beson se në kushtet e mosbesimit dhe dallimeve që mund të kalohen bëhen pengesë kryesore.

“Kjo më jep optimizëm se këta dy faktorë, para së gjithash qasja e re që kemi vendosur dhe kjo është krijimi i besimit përmes bashkëpunimit sektorial, përmes planit të veprimit, duke krijuar parashikueshmëri të punës së Komisioneve. Së dyti, me përfundimin e procesit zgjedhor, le të kthehemi në një atmosferë debati racional, i cili unë pres që të zhvillohet të hënën, në mënyrë që të angazhojmë seriozisht të dy palët në tejkalimin e dallimeve në mënyrë që të fitojmë një mundësi për të arritur një konsensus mbi Samitet e BE, teksti i kornizës negociuese dhe mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare, “tha Osmani.

Baby Boo