Kasami: Integrimi i shqiptarëve në BE opcioni i vetëm për stabilitet dhe zhvillim


Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në panel diskutimin në Tiranë nën moton “Të bashkuar dhe jo të ndarë”, të organizuar nga ministria e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka dhe ministri i mbrojtjes Niko Peleshi ka theksuar domosdoshmërinë e integrimit shqiptar në rrugën e integrimit evropian.

Fillimisht, integrimi jonë si shqiptar, do të përforcon vizionin e përbashkët të hapësirave tona për të qenë pjesë e BE-së. Bashkërisht me përfaqësues nga të gjitha hapësirat shqiptare, të rajonit dhe të Bashkimit Europian riafirmuam nevojën e bashkëpunimit në drejtim të përforcimit të
angazhimeve për një proces integrues të përshpejtuar për vendet e Ballkanit Perëndimor. Situata në Ukrainë ka imponuar një qasje tjetër, më urgjente në procesin e integrimeve, tha mes tjera Kasami.

Sipas tij përshpejtimi i këtij procesi do të thotë siguri për rajonin dhe të ardhmen europiane.

Baby Boo