Nesër pa rrymë disa pjesë të…


Nesër pa rrymë, në disa periudha të ditës, do të mbeten disa pjesë të komunave të Shkupit, informojnë nga QRMK.

Prej orës 9:00 deri në orën11:00 energji elektrike nuk do të kenë konsumatorët nga rrufa “8” në Sopishte, prej orës 12:00 deri në orën 15:30 konsumatorët nga rruga “Bllagoj GOjan” dhe rrugicat të cilat çojnë drejt saj në komunën Kisella Vodë, prej orës 9:00 deri në orën 13:00 konsumatorët nga rruga “Jurij Gagarin” nr.26, 28, 30, 32, 34, 36, 38, 40, 42, 44 në Karposh, prej orës 11:00 deri në orën 14:00 konsumatorët nga bulevardi “Boris Trajkovski”, nënrrugët numër 9 – objekte në afërsi të hekurudhës për Qimentore në Kisella Vodë, prej orës 8:30 deri në orën 13:30 konsumatorët nga rruga “Bogomilski Pohod” dhe rrugët përreth në Komunln Aerodrom, prej orës 8:30 deri në orën 11:00 konsumatorët nga Gabeçki Doll deri në fund të fshatit në Sopishte dhe prej orës 8:30 deri në orën 14:30 konsumatorët pas hekurudhës drejt fshatit Kondovë deri te qarkorja në Komunën e Sarajit

Baby Boo