Osmani – Plompit: Jemi të përkushtuar në implementimin e obligimeve të marra


Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, mbajti takim me ambasadorin e Mbretërisë së Holandës, Vauter Plomp.

Tema e diskutimit ishin aktivitetet e ardhme të shtetit në drejtim të përgatitjes për fillimin e negociatave aderuese, për momentet e reja lidhur me referendumin e ardhshëm lidhur me Marrëveshjen me Greqinë, për mbështetjen nga ana e Mbretërisë së Holandës për integrimin tonë evropian, si dhe tema tjera aktuale.

“Punojmë në mënyrë intensive në përgatitjen e ekipit dhe strukturës për fillimin e negociatave, duke e mbajtur fokusin e Qeverisë drejt reformave me të cilat në periudhën e ardhshme do të japim rezultate konkrete dhe të dukshme në pjesën e gjyqësorit, shërbimet e sigurisë dhe administratës publike, si dhe në pjesën e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe në fushat tjera kyçe” – nënvizoi Osmani.

Në vazhdim Osmani informoi ambasadorin me rrjedhën e përgatitjeve për referendumin e ardhshëm, si dhe krijimin e mbështetjes për implementimin e obligimeve të marra nga marrëveshjet ndërkombëtare, në veçanti për implementimin e Marrëveshjes për zgjedhjen e kontestit të emrit me Greqinë.

“Kemi perspektiva të qarta evropiane dhe euro- atlantike, dhe ne si Qeveri në përgjithësi jemi të përkushtuar në implementimin e detyrimeve të marra, me qëllim të rrumbullakimit të procesit evropian dhe euro- integrues”, theksoi Osmani, duke shtuar se në këtë rrugë pret vazhdimin e mbështetjes së sinqertë të Mbretërisë së Holandës.

Baby Boo