Në plazhet e Ohrit mungojnë rojet e shpëtimit


Plazhet e mbushura me njerëz përgjatë liqenit të Ohrit shtuan numrin e ndërhyrjeve për shpëtim.

Ekipet e shpëtimit të ujit kanë pasur 800 thirrje për ndihmën e parë dhe 14 shpëtime të personave të cilët kanë rrezikuar për tu mbytur.

Ngjarjet e pakëndshme zakonisht ndodhin për shkak të pakujdesisë së vetë notarëve dhe mos respektimit të linjave të rrezikur të vendosura në liqen.

Në Ohër nga gjithsej 36 plazhe, vetëm 10 janë të sigurta për not, ku janë stacionuar 18 shpëtimtarë.

Në ujërat e liqenit të Ohrit kanë mbetur edhe dy persona të mbytur, të cilët kanë ndërruar jetë për shkak të problemeve shëndetësore.

Kryqi i Kuq apelon që deri në fund të sezonit të respektohen rregullat e notit dhe të shfrytëzohen plazhet e sigurta për të shmangur situatat e padëshiruara.

Baby Boo