Osmani për “skriningun”: Po realizojmë endrrën historike


Zv.kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, i cili po qëndron në Bruksel për fillimin e procesit të skriningut për anëtarësimin e Maqedonisë në BE, sot në konferencë për shtyp tha se Maqedonia është gati për fillimin e bisedimeve me BE-në.
Ai tha se për këtë moment kanë kontribuar të gjitha qeveritë e mëhershme të Maqedonisë.
“Dje Maqedonia zyrtarisht ka filluar procesin e skriningut për anëtarësim në BE. Ky është moment të cilin e kemi pritur gjatë, ndërsa është proces që kanë kontribuar të gjitha qeveritë. Maqedonia është gati për anëtarësim dhe këtë herë nuk ka kthim prapa. Falënderojmë BE-në dhe ju sigurojmë se do të japim angazhim maksimal në procesin e bisedimeve me BE-në”, tha mes tjerash Osmani./Pacensure

Baby Boo