Osmani: “Pas identifikimit të viktimave pason kthimi i tyre në vend”


Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në konferencë për shtyp tha se sot me të vërtetë është një ditë e rëndë dhe se të gjithë e jetojmë një nga ditët më të rënda në historinë e vendit.

“Kemi vendosur lidhje direkte me autoritete bullgare sa i përket tr*agjedisë. Menjëherë është formuar grup punues e cila do të koordinoj në lidhje me aktivitetet për të përballur me këtë tragjedi. Tani më gjatë ditës kemi mundësuar ndryshimin e kovid protokolleve me të cilat anëtarët e familjes që kishin nevojë të shkojnë në Bullgari, nuk kishin probleme lidhur me këto masa”, tha Bujar Osmani.

Ai tregoi se ka pasur takim me personat që kanë mbijetuar në këtë tragjedi. Dy diplomatë, tha Osmani, janë nisur për në Bullgari, të cilët do të ndihmojnë në procesin e identifikimit të personave që kanë humbur jetën në këtë tr*agjedi.

Osmani tha se pa mbarimit të procesit të identifikimit do të pason procesi i transportimit të tyre në vendin tonë.
“Çfarëdo që do të bëjmë nuk mund ta mbulojmë dhimbjen dhe ta kthejmë humbjen. Tërë familje sot nuk janë më me ne”, u shpreh Osmani.

Baby Boo