Rritet numri i fëmijëve të infektuar me virus për 20–30%


Numri i fëmijëve të infektuarë me virusin korona është rritur për 20-30 përqind. Drejtori i Institutit për Sëmundje të mushërive tek fëmijët Besnik Zeqiri për Televizionin KlanM. thotë se për momentin 25 fëmijë janë to hospitalizuar në spitale, gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

Pas festave të fundvitit është shënuar rritje prej 20 deri në 30 përqind të nfektimeve të reja me kovid tek fëmijët deri në moshën 9 vjeçare, dhe kjo sipas drejtorit të spitalit për sëmundje të mushkërive tek fëmijët “Kozle”, vjen si pasojë e rritjes së numrit të infektimeve tek prindërit e tyre. Ai thotë se brenda muajit janar është shtuar edhe numri I të hospitalizuarve dhe I atyre që shkojnë për kontrolle tek ambulancat në kuadër të institutit, por sipas tij është për tu gëzuar fakti, se numri më I madh I atyre që vizitojnë ambulancat për kontrolle, janë fëmijë që kanë vetëm grip sezonal.

BESNIK ZEQIRI, DREJTOR I INSTITUTIT PËR SËMUNDJE TË MUSHKËRIVE TEK FËMIJËT
“Është sinjifikante në javën e fundit, domethënë ka rritje të numrit edhe që janë të hospitalizuar edhe që vijnë në ambullantat tona për kontrolle. Janë fëmijë të cilët janë nën moshën 9 vjeçare, mund të themi lirisht se janë dikund nga mosha 4-5 vjeçare dhe mund të themi se këta janë si rezultat I asaj se prindërit janë pozitiv, domethënë është rritur numri I prindërve, prandaj janë edhe fëmijët. “

Derisa nga fillimi I muajit dhjetor të vitit të kaluar ka pasur vetëm 5-6 fëmijë të shtrirë dhe në mes të dhjetorit ky numër është rritur në 20 transmeton KlanM. Pas festave të fundvitit numri I fëmijëve të hospitalizuar e që janë pozitiv ndaj testit të koronavirusit është rritur në 25 fëmijë, të cilët aktualisht po kurohen në kushte spitalore, por janë në gjendje të mirë shëndetësore.

BESNIK ZEQIRI, DREJTOR I INSTITUTIT PËR SËMUNDJE TË MUSHKËRIVE TEK FËMIJËT
“Ndërsa numri I atyre që janë të moshësh shkollore domethënë nga 9 deri 16 vjeç, është po ai numër, nuk kemi rritje të numrit dhe mund të themi se është një gjë e mirë dhe besojmë se ishte vendimi i mirë i MASH dhe Qeverisë, që mos të shkojnë nëpër shkolla. Numri është rritur edhe tek ata, por ne mund të themi me siguri se po të ishin nëpër shkolla do ishte dyfishuar numri edhe tek ata. Për momentin ka një rritje deri në 20 maksimumi 30 përqind tek fëmijët e vegjël. Është rezultat I rritjes së numrit tek prindërit, prandaj edhe ata fëmijë janë në spitalin tonë, por mund të themi se janë në gjendje të mirë shëndetësore, për momentin nuk kemi asnjë fëmijë që ka nevojë për oksigjenoterapi.”

Edhe në këtë këtë institut, koronavirusi nuk I ka kursyer punonjësit shëndetësorë. Nga gjithësej 250 të punësuar, 15 deri në 17 të punësuar mungojnë në punë, për shkak se kanë rezultuar pozitiv ndaj testit të covid 19./KlanMacedonia/

Baby Boo